Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Hatip HULAJ

PARAJSËN E HASA
——————————–
Qëndroj në plazh, afër liqenit,
nën hijen e një lisi,
shikoj lart nga qielli,
ndërmjet hapësirave të gjethit.
Rreze përcëlluese
lëshon dielli nga lart,
më merren mendtë,
dielli m’i ka bërë dhallt.
Dikur, moti, kur shikoja lart nga dielli,
kërkoja ëndrrat diku në qiell,
sot desha të shoh ku është parajsa,
disa thonë në tokë, unë në qiell e hasa.
Dikush më thirri lart të fluturoja,
“Jo, more, jo!”, i thashë, “këtu do të qëndroj,
në këtë ferrin e politikanëve tanë,
se më mirë këtu,
sesa në qiell, në parajsën e imagjinuar të shkoj.”
/QendraPress/