Çaste poetike me poeten;Pranvera Drita GJONI

ASHTI I FORTESËS…

————————–

Në tangenten me veten,

je urdhri i plotë

ndër trazimet e të dashtunit

brenda çmendurisë

së diafragmës së genit

në tonalitet madhor

me fuqinë e ligjit të frymës…

E pakapshmja përvëlohet

qiejve të flakun

në orvatjet e yjësisë

që s’ndrydhen dhimbjes…

Në sintoni me veten,

je dielli i lidhun në nanë

që shtegton brenda

kafkës vullkanike të triumfit…

E epërme në çrregullimet

e tjerrjes së nesërmes,

dashuron zjarrin e dritnimit

në dialog me lirinë

e lëvizjes së magjive vizionare…

Në pragun e rebelimit,

prek ethet e ekselencës!

Pranvera Drita GJONI

/www.QendraPress.com/