Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, sot, ka  organizuar një  konferencë për media për pretendimet e ministrit të MKRS-së rreth rastit të rrënimit të objektit “Saraji i Vjetër” në Prizren.

                   Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, pasi që në një  konferencë  për shtyp  ka  akcentuar emrin e tij, ministri i Kulturës  Hajrullah Çeku,  ai sot, ka  organizuar një  konferencë për media për pretendimet e ministrit të MKRS-së rreth rastit të rrënimit të objektit “Saraji i Vjetër” në Prizren. Konferenca  tha është  jo për të shfajësuar veten, por  për ta  paraqitur  realitetin e asaj  zone. Ku lidhur me këtë rast ka paraqitur faktet se emri i tij  është  përmendur  krejt  gabimisht edhe për faktin se  kryetari nuk është marrë  aspak më këtë lëndë, Sepse lidhur me këtë lëndë  janë marrë drejtoria  përkatëse  e pastaj ka sjellë edhe të  gjitha dëshmitë se  ajo pjesë , kur është dhënë pëlqimi i Drejtorisë së Urbanizmit  nuk ka qene  nën mbrojte  si  zonë  historike.. Po kështu, ka paraqitur edhe dëshmi  për secilën periudhë  të  asaj pjesë   si dhe procedurat përkatëse  që  Drejtoria e Urbanizmit në  Prizren ka punuar në bazë të urdhëresave dhe  ligjeve të caktuara në fuqi. Dhe se pas  pëlqimit  Ministria  atë  pjesë e ka futur si zonë e mbrojtur historike. Kjo  padyshim se  mund  të parashtrojë  edhe pyetjen se  cilat janë kriteret për  të  shpallur një  hapësirë  apo objekt  si zonë të mbrojtur  historike.

Kryetari Totaj me këtë rast  ka paraqitur secilin nga vendimet veç e veç  të  cilat tashmë  komuna  i posedon  dhe  në fillim e në fund  u mbështetë mbi citatet se e vërteta është  gjithmonë një .