Çaste poetike me poetin:Qazim THAÇI

Endem nëpër zërin tënd

———————————-

Çdo natë endem nëpër zërin tënd.

Jo për të bërë shëti, por ta ndaj bashkë.

Dhembjen e madhe të shpirtit e mallin për ty.

Kudo që shkojë, me hënën dëshmitare.

E diellin besnik, mas mallin si ankthin e dashurisë.

Asaj dashurie, që ka besën peng të kohës moderne.

Eci nëpër zërin tënd, si nëpër apokalips.

E tik-takun e zemrës ia kam vu orën e zgripit.

Ta mas dhembjen e mallin si të  vetmin kujtim.

Bregdrinit,dëgjojë  zërin e shtojzovalleve.

Duke grisur besëlidhjen si amanet i përbashkët

Të dashurisë mitike dhe  Besën e lënë përgjysmë

/www.QendraPress.com/