Çaste poetike me poeten:Mimoza Hoxha XHEBEXHIU

NDIQ ZEMRËN TË GJESH LUMTURINË

———————————————

Kjo bota natyrore që po jetojmë,

është një shëmbëlltyrë e parajsës.

Qëllimi i zotit para se ta krijojë,

ish që njeriu sipas mësimeve të tij shpirtërore të veprojë!

Nëse do që të gjesh thesaret e jetës,

dëgjo veç atë thirrjen thellë brenda vetes,

sepse aty ku shkon ajo zemra jote,

padyshim do të zbulosh mrekullitë e kësaj bote!

Më parë atë duhet ta njohësh mirë,

që t’i bësh ballë në çdo ëndërr e çdo dëshirë,

se prej saj askush nuk shpëton,

ndërsa ajo është gjallë dhe e lirë jeton!

I thuaj asaj se është normale të ketë pak frikë,

mundohu ti’a mësosh hiletë dhe dredhitë!.

Tregoi se të trembesh nga vuajtja në këtë jetë,

është shumë më e dhimbshme se nga ajo vetë!

Nëse udhëtimi i një zemre,

është në ndjekje të një ëndrre,

e në çdo moment është duke kërkuar,

do të thotë; se me zotin dhe pavdekësinë është duke u takuar!

/www.QendraPress.com/