Nga sot, fillojnë aktivitetet përkujtimore për Epopenë e UÇK-së në Vërrri të Prizrenit.

Nga sot, fillojnë aktivitetet përkujtimore në nderim të Epopesë së UÇK-së në Vërrri të Prizrenit, për të përkujtuar ngjarjet dhe kontributin e rëndësishëm të UÇK-së gjatë periudhës 1-5 Shtator 1998.

Programi i Aktiviteteve:

1 Shtator 2024:

10:00 – Homazhe në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Landovicë.

11:00 – Buqeta lulesh te lapidari në fshatin Kushtendil.

11:30 – Buqeta lulesh te lapidari i UÇK-së në fshatin Lez dhe homazhe pranë varrezave të dëshmorëve në këtë fshat.

12:00 – Nën patronazhin e Federatës së Mundjes dhe në bashkëpunim me Klubin e Mundjes “Xhevat Berisha”, do të organizohen garat në sportin e “Pehlivanave”.

2 Shtator 2024:

10:00 – Buqeta lulesh te lapidari i dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Hoçë e Qytetit.

10:30 – Buqeta lulesh te lapidari i UÇK-së në fshatin Jeshkovë si dhe homazhe pranë varrezave të dëshmorëve dhe martirëve të këtij fshati.

11:30 – Buqeta lulesh te lapidari në fshatin Malësi e Vërrinit (Lybeqevë).

12:00 – Buqeta lulesh te Kalaja e UÇK-së në Arbëri (Leskovecë).