Komuna  kërkon lirimin  e hapësirave publike për restaurimin shesheve  në rrugën’’Vatrat Shqiptare’’.

Në kuadër të projektit “Rehabilitimi dhe revitalizimi i hapësirave publike në zonën e parë të mbrojtur në pjesën e vjetër të qytetit, restaurimi i shesheve dhe objekteve”, Drejtoria e Shërbimeve Publike lëshon këtë:  Njoftim ‘’  Njoftohen bizneset dhe banorët përgjatë rrugës “Vatrat Shqiptare”, duke filluar nga Xhamia e “Sinan Pashës” në drejtim të zyrave të KRU Hidroregjioni Jugor SH.A., se nga data 11 shtator 2024 (e mërkurë) duhet të lirohen hapësirat publike – duhet të largohen tavolinat dhe gjërat tjera sepse do të fillojnë punimet për instalimet elektrike nëntokësore. Në rast se nuk largohen tavolinat dhe gjërat tjera, atëherë do të merren masa nga institucionet përkatëse të Komunës së Prizrenit.’’ Thuhet në  njoftimin zyrtar të  komunës së  Prizrenit