Çaste me penën më të re:Amela ADEMI
Brahim Ademi
———————–
Brahim Ademi, luftëtar i Kosovës,
Ai i doli armikut përballë.
Pa menduar të keqen
Trim e sy pa trembur luftoi për liri.
E paharruar është sakrifica e tij për atdhe.
Guximi e dashuria për vendin e tij ishte e madhe!
Aq e madhe sa ai dha jetën për këtë atdhe.
Gjaku i tij u bë dritë për brezat e ri.
Sakrifica e tij bëri që ne të gëzojmë lirinë .
Ai solli pëllumbat e bardhë
Largoi qyqen që këndonte pa ndalë.
Largoi vjeshtën e stuhitë
Te ne erdhi pranvera dhe fëmijët tanë germëzojnë
alfabetin tamam si bilbili ,
duke i treguar armikut se te ne u ndezë kandili.
/www.QendraPress.com/
P. S.
Amela Ademi është lindur në vitin 2013. Ajo aktualisht po ndjek shkollën fillore”Dëshmorët e Koshares”. Amela konsiderohet si një nxënëse shumë e suksesshme. Ajo vazhdimisht merr nota të larta në të gjitha lëndët dhe është shumë e përkushtuar në mësime . Pavarësisht suksesit Amela është një vajzë shumë e thjeshtë dhe miqësore. Ajo pëlqen të kaloj kohë me shoqëri dhe familje në kohën e lirë. Ketë poezi e ka përzgjedhur Mësimdhënësja Pranvera Qerimi duke i uruar shume suksese Ameles së vogël!