Përurohet infrastruktura në fshatin Velezhë me investim të komunës.
Në përurimin e infrastrukturës në fshatin Velezhë me investim të komunës sot ishte kryetari i komunës Shaqir Totaj, nënkryetari Kujtim Gashi, drejtori Çelë Lamaj dhe Islam Ukimeri, të cilët të mirëpritur nga banorët e këtij fshati përuruan trotuarin si dhe ndërtimin e kanalizimit të fshatit Velezhë, Lidhur më këtë kryetari i komunës Shaqir Totaj pohoi se ky është vetëm njëri nga investimet presim që kështu ngadalë pos sigurt të ua lehtësojmë e të ua bëjmë më të bukur jetën këtyre banorëve . Kurse drejtori i shërbimeve Publike Çelë Lamaj me këtë rast ka folur për projektin e fshatit Velezhë , por ai tha se në këto tri fshatra të kësaj bashkësie lokale por edhe nw Smaç e Trepeticë kemi bërë investime mbi 1 milion euro,Pastaj ai ka folur edhe për projekte në fjalë si Asfaltimin e rrugës Trepeticë Petrovë, Asfaltimin Sërbicë – Smaq Ndërtimin e kanalizimit të Velezhës, Asfaltimi dhe zgjerimin e rrugës në fshatin Novak. Derisa në emër të banorëve të këtij lokaliteti edhe Prifti i Velezhës Don Albert Demaj , paraqiti tri kërkesa në mes tjerash edhe zgjerimin e urës. Kurse në emër të banorëve të fshatit Velezhë falënderoi Pjetër Përlazëri. Mario Paluca të cilët pohuan se qeveria Totaj po bën investime kapitale në këtë anë. Nue Përlazëri ka falënderuar qeverinë lokale për realizmin e shumë projekteve të këtyre fshatrave. Investimet në këto fshatra tashmë i kanë mundësuar secilit banorë lëvizje të lirë dhe komunikim e jetë më të mirë./www.QendraPress.com