Të ënjtën do të bëhet përurimi i aparaturave të reja në Shërbimin e Fizioterapisë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit

Më datën 14 nëntor 2023, ora 14:00, do të bëhet përurimi i aparaturave të reja në Shërbimin e Fizioterapisë në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Pajisjet janë siguruar falë mbështetjes nga Ambasada e Japonisë në Kosovë.

Në ceremoni do të marrë pjesë Mr. Keisuke Yamanaka, përfaqësues i Ambasadas së Japonisë në Kosovë, i cili do të shprehë mirënjohjen për këtë donacion dhe rëndësinë e tij për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në rajon.

Ky donacion është një kontribut i rëndësishëm për zhvillimin e infrastrukturës mjekësore në Prizren dhe për ofrimin e shërbimeve më të mira për pacientët që kërkojnë trajtim fizioterapik.