Mallin s’e braktisa dot!

——————————–

Me rritet, Ju prindër, me betë nuse,

me dhatë bekimin, pa kursyer,

dhe pika loti shpërthyen ne faqe,

sapo pragun e derës isha ne t’kapercyer…

U nisa te shkoj, ne shtëpinë e re,

me dhatë porosi te mos shihja pas,

për mua do niste një jete e re,

dhe duhet te isha tere buza-gaz…

E kreva porosinë, qe me dhatë,

dhe pse dridhesha e grihesha nder vete,

por, mallin qe kisha për ju,

s’e braktisa dot, ai se c’me treste…

E kam plot shtëpinë, eh! sa jemi shtuar,

kaluan dekada ne shtëpinë tjetër,

malli qe kam, për Ju e vendin ku kam le,

s’u shuaka dot, qenka zjarr i vjetër…

/www.QendraPress.com/