Jetojë jashtë atdheut, por me frymën e vendit të shqiponjave jam gjithmonë.
Kur vijë festat e Nëntorit unë Roan Lushaj,edhe pse kam lindur larg Kosovës e larg Shqipërisë, por fryma e familjes time më kanë frymëzuar që unë të përjetojë këto festa shqip. Sepse vetëm duke frymuar shqip e kujtojë vendlindjen e shqiponjave, e kujtojë ato fusha e male ata lumenj që i ka vendi im. Saherë kujtojë vendin tim ndihem i lartësuar njësoj si shqiponja në qiellin e hapur .Prandaj, jo kot e mbajë ne gjoks pranë zemrës e në ball për të thënë se jam zemërmbushur e ballëndritur me Kosovë e Shqipëri, Prandaj kujtojë ato vargjet të arta që i kushtohen Kosovës e Shqipërisë. Festa e nëntorit ka edhe gjakun e familjes Jashari edhe të fëmijëve të asaj familje që u bënë gurthemel i lirisë së Kosovës, Krenohem se jam Shqiptar, kudo që jam e kudo që shkojë ndihem e do të ndihem vetëm Shqiptar.’’- Kështu shkruan Roan Lushaj ,nxënës i fillores, që jeton në diasporë./www.QendraPress.com/