Çaste poetike me poeten ;-Zize Liza PEPSHI
Pa ty (këngë)
——————————-
Përmes këngës se bilbilit
T’çova fjalë me ardhë
Heqë nga shpirti ti idhnimin
Se kam mall me t’pa.
Pse e k’then kokën kur me sheh
Pse me t’keq m’ke marrë
Zemrën ty ta fala dje
Sot në shpirt m’ke vra.
Jam pa gjumë dhe jam pa ty
As n‘ëndërr s’të shoh
Pak kur kotem n’shtrat pa ty
Trembem kur nuk t’shoh…
/www.QendraPress.com/