Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, në takimin e sotëm njoftuan lidhur gjendjen e sigurisë dhe për qentë endacak dhe lypsarët dhe strategjinë në shkolla.
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, sot ftuar nga kryetari Shaqir Totaj, patën 7 pika të rendit të ditës, fillimisht Kryetari,Totaj duke hapur këtë takim ,përshëndeti dhe falënderoi për punën një vjeçare, duke premtuar se bashkërisht presim të punojmë edhe më shumë Lidhur me informatën nga policia e Kosovës dhe vlerësimin e përgjithshëm të gjendjes së sigurisë në territorin e Komunës së Prizrenit për periudhën gusht-dhjetor raportoi Xhevdet Mrasori,duke potencuar se në komunën e Prizrenit . duke raportuar lidhur me stacionin ku menaxhon pohoi se kemi gjendje të qete dhe stabile. Pastaj ofroi shifra që ka pasur brenda kësaj periudhe ka pasur 47 incidente, incidente në trafik janë regjistruar 526 aksidente me dëmtim dhe dëme materiale Pastaj, raportoi edhe faktin se nuk ka pasur asnjë vrasje, ne do të ofrojmë siguri më të madhe Kurse nga stacioni veriut u raportua se aspekti i sigurisë ka qene e qetë dhe e mirë në gjithë komunën e Prizrenit duke thënë se jemi rasti më i mirë në Kosovë.
Drejtori Çelë Lamaj, kërkoi edhe nga qytetarët, që të shtojnë kujdes , për të ikur nga gjobat, pasi që dihet se gjendja ekonomike është e vështire dhe plus gjobat e rëndojnë buxhetin familjar.
Lidhur trajtimin qenve endacak dhe masat preventive të marra në Prizren raportoi drejtor Bexhat Bytyçi,duke u bazuar mbi ligjin e veterinarisë, kemi nënshkruar një kontratë për trajtimin e përkohshëm të qenve endacak kontrata është 3 vjeçare dhe përfshin kontrollin e 3400 qeneve endacak. Ne tashmë kemi nënshkruar edhe kontratën për një strehimore të qenve endacakë.
Informacion nga DKA për të pranishmit dha Drejtoresha Luljeta Veselaj Gutaj foli për përfundimin e gjysmëvjetorit që përfundo ne kushte optimale. Falënderoi edhe policinë. Kurse siguria ka qene e kënaqshme, DKA në Prizren ka nevojë për një strategji për shkolla dhe për sigurinë në shkolla. Duke ofruar edhe detaje t kornizës ligjore për institucionet shkollore.
Drejtoresha për emergjencë Ramize Shala falënderoi drejtoreshën për sigurinë që ka menduar edhe lidhur raste e ndonjë zjarri, Andaj e falënderoi drejtoreshën
Për pikën e trajtimit të lëmoshë kërkueseve dhe fëmijëve që keqpërdoren si lypsar në rrugët tona, dhe për masat preventive të ndërmarra, foli drejtoresha Kumrije Krasniqi Bytyçi. Tha se ne si sektor bashkë më policin e Kosovës bëjmë identifikimin dhe për raste vazhdojmë trajtimet në Qendrën për Punë Sociale i mbajmë edhe tashmë kemi 246 raste ne si qendër që i kem i trajtuar. Pastaj njoftoi edhe format që i bëjnë në aspektin ndihmës për këto raste. Mybexhele Zhuri kërkoi një përfaqësues të caktohet për të drejtat e fëmijëve pasi që është fushë e gjerë, kurse caktimi i një përfaqësuesi është edhe obligim ligjor, për të cilën kryetari Totaj, pranoi se duhet pasur kujdes të zbatohen rastet e këtilla. Nehat Vehapi u inaugurua, duke falënderuar edhe për iniciativat komunale. Pastaj edhe anëtrë të tjerë të Këshillit dhanë sugjerimet e tyre. Bexhat Bytyçi njoftoi lidhur me gjuetinë që gjuetia është ndaluar në komunën e Prizrenit pasi lënda është ende në gjykatë. Lidhur me parkingun tek selia e shtëpisë së bardhë kryetari njoftoi se do të ketë ndërtim të një parkingu dy kësaj. Drejtori Lamaj ky parking do të lirohet më shumë për bashkatdhetarët tanë që tashmë priten të kthehen. Drejtori Lamaj sqaroi edhe për hapësirën tek objekti i ish ‘’Lirisë’’ ku është rrënuar.