Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Ramije UKAJ

UJËVARA E KORISHËS

——————————–

Nga zemra e bjeshkëve të larta

Ujëvara e Korishës gurgullon

Gjithë maleve të Kabashit

Ajo hijeshinë ua shton

Atje u rrita me valët e saj

Aty qesha e qava në fëmijëri

Këngë e lot veç me te i ndava

Ajo përherë më mbush lumturi

Atje janë kujtimet e mia

Nën një guri i ruan një valë

Dhe në ëndërr atje do të kthehem

Shpirtin timin për me çmall

Atje në Korishë tek ujëvara

Aty mësova lojën e fëmijërisë

Si valë deti ajo më merr

Që t’mi kujtoi ditët e rinisë.

/www.QendraPress.com/