Çaste poetike me poeten:- Asja MULGECI

EJA ,AJRIN TA NDAJMË PËRGJYSË

Mendjes ç’mu gdhend e artë fjalë ,si dritëz

m’fektoj n’sy,

N ‘psherëtima t’shpirtshme drithroi trupin

Melodizëm zemre n’ikje ,…

Oh,nguta vedin erdha prapë ta nigjoj zanin

Kjofte dhe dy minuta ma shumë, asht përjetësi

Mjafton edhe pak fjalë

t’mjalta, ti mbaj si melhem n’gji

T’i vjedhim kohës ,kohë, ma t’miren me pahir

Ajo vrapon si e çmendun brazdash t’saj,

Teksa na mban lidhun n’zixhirë

Stacione as ndales nuk njeh ajo

Duhamash ndihen hapat e saj

N ‘çdo fërfëllim ere gërvish horizontet

n ‘padukje,

Pavullnetshëm ndjell gaz e vaj

Tek përplaset n’krah zogjsh e helika

avionesh siper reve, trenash n’tramvaj

Frymarrjesh tona, deh mushkrite oksigjen

Ecen hapshpejt , kryet kurrrë mbrapa se kthen

Eja pra, ajrin ta ndajm pergjys

Shikimet bebzash tua ti ngjis

Buzen ta njom buzve tua

t’i marr shpirtit aromen

Ksisoj jetës, jetë hua

Eja si frymëjete, dallge e butë ndër dete

Si pulbardh rreh kraht mbi mue

Se oh ,veren sdue pa ty me verue

As dimnat s’din me dimnue, kur s’je me mue

As bore bie as shi, qiejt ngrysin vetullat,

Shtëlluga resh mbi krye si vel i zi

Syzgurdullue bajn çudi

Ku asht ç’u ba njaj djal syzi

Mos pllumbat ka nis lajmtarë

Prore vinte si vala rrjedhes s ‘lumit

Si princ hipun mbi kalë,

E prehej shpirtshëm n’tandin gji

Tek dredhoje kurnit tij si ngjalē!

/QendraPress.com/