LIRIA KA EMËR-Por jo ,me disa deputetë, që Serbinë e kishin dhe e kanë të vizatuar në shpirt  –Shkruan; Reshat SAHITAJ.

                       Pse Adem Demaçi kurrë nuk arriti të bëhej: deputet, minister, kryetar i Kosovës apo i Parlamentit të Kosovës ?  Pse BISLIM ZYRAPI shef i Shtabit të UҪK-së, kurrë nuk arriti të bëhej :deputet, ministër apo një zyrtar i thjeshtë në qeverinë e Kosovës? Pse, qeveria e Kosovës nuk i ndihmon Bislim Zyrapit për shpenzimet e dializës, kurse i ka ndihmuar disave me nga 100 mijë euro?  Pse, NAIM MALOKUT asnjë qeveri nuk i ndihmoi për sëmundjen e tij të rëndë, kurse i ndihmuan disa tjerë me qindramijëra euro?  Pse, Bardhyl Mahmuti njëri ndër diplomatët më të shkëlqyer që kishte UҪK-ja, nuk e gjeti një vend në qeverinë e Kosovës?

Si është mundur qe nga 2000-2025, bëhen ministra , deputetë e zyrtarë të lartë nga të cilët një pjesë janë bijë e bijë të spiunëve të UDB-së, dhe kurrë nuk e kanë menduar çlirimin e Kosovës por robërinë e saj?

Si është e mundur që të gjithë ata që më zemër e shpirt kanë vepruar për çlirimin e Kosovës , të injorohen që 25 vite më radhë?/QendraPress.com/