Fryma poetike e së mërkurës me poeten:- Asja MULGECI

DASHNI PËRTEJ VDEKJES

———————————-

Babë, erdha sot te shpija jote ,

gjysëm shekulli mbshjellë mallit

t ‘paananë,

erdha babë, t ‘folat, t’perkdhela me mall

pllaks s’mermertë…

heshte siç e heshtun asht vdekja,

ashtu palue dheut t’zi nuk bzanë …

Qysh e vogël ndijsha se m’mungon dicka,

m ‘dukej vetja shpirtcungueme,me nji krah…

n’roga t’bors ngajsha vrap,

me prekë token me kambë,

pa e dit se ti prehesh dheut t’saj ngarkuem randë,

e zeza e pashpirtë, s’u ndie kurre n’faj

që ftohtë t’i mbylli sytë …

Asokohe krejt ndryshe, ku t’ verber ndiheshim

me sy n ‘balle, shurdhmemec n ‘padituni,

Njatëherë stinet stinojshin me krenari

dimni kish burrni, na u ngërdhucke pa tutë n ‘sy…

Praverash sa cilke sytë, turrit ia marrsha

nër livadhe e ara..

njajo gonxhe ma e para që nxjerrke krye e

kputsha me ta pru ty, un bijez jotja, flokarta …

Nana, oh tetana m’i ka kallxue,

masi jam madhnue,isha shum e vogël

sa jam krejnue me ciltërsi fmije,

me njato tuat ojna dashnie…

Nuk di a ma shum kam kndue a vajtue

njatij shpati,prej vorresh pushtue,

ti nuk ishe me mbshtet supit tand ,

as me m’pa tuj u rritë,

as kur belbzova s’ pari o nanë

babë s ‘msova kurrë me thanë

Ç’padrejtsi, dënim i randë

vetgjygjsi e fatit qysh n ‘vegjli

nuk m’msove me t ‘dasht…

ani se kjo ndjenjē u rrit me mue

e tash kaq shum t ‘due,

Ndjenj që djeg zgurit si kashtë

pa mujt me t’prekë a’t nur…

dashni që rron përtej vdekjes,

nuk shuhet kurrë,

deri sa shpirtnat tanë t’bahen bashkë!

/QendraPress,com/