Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Mark GJETJA

Pranveré dhe dashuri.
————————————–
Si kristale në dritë te hënës,
né mëngjes qé pa gdhiré,
vesé e natës qé kish réné,
ca avuj deti me lagështirë.
Ti ishe afër, përkrah meje,
me zemër nisa këtë udhëtim,
nuk shkëmbyem puthje as dehje
se kishe hyré né gjoksin tim.
Kishte vite pa u paré,
mallin tim përcillte era,
ky dimër iku,na la té ndaré,
tani pres ,té vijè pranvera.
Dhe ne kohën ,që ka shkuar,
imazhin tënd jam duke gdhendur,
qytete, fshatra,kam kërkuar,
fusha e male për ty kam rendur.
Kjo dashuri kurrë s’do té zbehet,
ndaj unë té pres,mé prité dhe ti,
durim i idhët nuk do mé tretet,
frytet e ëmbla t’i ndajmë té dy.
Në kopshte çelin trëndafila,
gjithnjë ka shpresé ,për dashuri,
gjelbërojnë fushat ,stolisén ngjyra,
ca grumbuj reshé po hedhin shi.
Dhe zëri yt sa pranë u gjend,
ka shumë vite që se dëgjoj,
zemra në gjoks sikur u shemb
dhe drita qiellin e mbulojé.
Në krahë të mbajta si një flutur,
té shtrëngova ,fort né gji,
ti ishe qenja, mé e bukur,
si një ylber né sytë e mi.
/QendraPress,com/