Gjendet pa shenja jete në fshatin Shpenadi një 40 vjeqar, rasti po hetohet si hetim i vdekjes

Togeri Shaqir Bytyçi zëdhënënës i policisë Rajonale në Prizren konifirmon se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Shpendai, pasi ai jetonte i vetëm, fqinjët nuk e kanë pa dhe kanë dyshuar për rastin e tij duke I telefonuar policisë.
Zëdhënësi Bytyçi bënë të ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi i mjekësisë në vendin e ngjarjes. Raportohet se më 05.10.2025 është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Shpendai viktima mashkull kosovar I moshës 40 vjeqare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion derisa policia kë filluar rastin hetim i vdekjes