OPINION/KE SE HA LUFTA, E HA PAQA :Shkruan; Kumrie Avdyl Shala

(Ngjarje e vërtetë – rrëfim për heroinën e heshtur “Era”)
Me shekuj Dardania u coptua nga pushtetet e huaja, turke, gjermane, italiane e në fund u munduan ta pushtojne edhe sllavët serbë. Çdo luftë grabiste qindra hektarë toke, asimilonte shqiptarë në fe të ndryshme, vetëm e vetëm që trojet ilire, dardane e dalmate të mbeteshin pa zot. Luftrat e njëpasnjëshme tentuan ta tjetërsonin kombin tonë, duke vrarë, djegur e masakruar pa mëshirë bijtë më të mirë të këtij vendi, intelektualë, patriotë, e njerëz të ndershëm që mbronin tokën e tyre.
Pas largimit të Perandorisë Osmane, sikur mallkimi mbeti ndër Ne, i vetëm. U përçam, u mallkuam mes vete, duke dërmuar familje kombëtare dhe duke i zhytur në humnerë përmes shpifjeve, ligësive dhe degradimit moral. Këtë e bënë servilët e pushteteve qe vinin e shkonin, servilet mbeten servile gjithë jetën njësoj si sot.
Edhe pse, populli shqiptar ishte dhe mbetet ndër më fisnikët në botë, me kulturë, traditë e vlera të lashta. Nuk ka nevojë për kultura të huaja, as për mësime rreth barazisë apo respektit ndaj tjetrit, mjafton të ndjekim rrugën e drejtësisë, dorë për dore e zemër për zemër, dhe nuk do të devijojmë kurrë nga rruga e dritës nga rruga e Zotit.
Por, për fat të keq, kjo tokë sikur u mallkua nga vetja jonë: vlerat u zhvlerësuan, patriotët u përbaltën, ndërsa tradhtarët,udbashët, komunistët e sistemit u ngritën në piedestal edhe sot.
Pas çdo lufte, ky popull përjetoi tortura të pafundme, vetëm që të zhdukej shqiptaria. Por fara e shqiptarit nuk u shua asnjëherë. Qëndroi heroikisht, falë familjeve me vlera kombëtare. Ndërsa ata që shtirreshin se po kontribuonin, ikën tinëzisht e përfunduan nëpër Evropë e botë, në Mal të Zi, Maqedoni, Sarajevë, Bosnje, Gjermani, Suedi, Zvicër, Norvegji, Itali, Amerikë e gjetiu. Shumë prej tyre nuk u kthyen më kurrë, por sot sillen e shesin patriotizëm, e femijet e tyre u futën ne vende kyqe te shtetit, qe ti mbulojnë antivlerat e baballareve te tyre, e disa u bënë dorë e zgjatur e okupatorit shekullor edhe sot .
Por, dashuria për atdheun nuk shuhet , përkundrazi, forcohet e përcillet brez pas brezi. Këtë e dëshmon Era, e cila si fëmijë rritej nën frymën e burrave të odes shqiptare, në shtëpinë e babait të saj ku mblidheshin patriotët. Familja e saj, liridashëse e atdhetare “deme baba deme”, nuk iu përkul kurrë asnjë pushtuesi. Ashtu veproi edhe gjatë luftës së fundit kundër serbëve: gjithnjë në këmbë, gjithnjë e pathyeshme.
Era që e vogël ushqente urrejtje ndaj padrejtësisë dhe shtypjes qe i bënë popullit shqiptar. As regjimi,komunist dhe as millosheviqian nuk ia futen frikën, por as nuk ia ulën kokën. “Dardha pikë nën dardhë”, thoshin për të.
Në shkollë fillore, të mesme dhe më vonë në studime, ajo ishte pjesëmarrëse në çdo kauzë kombëtare. Në demonstratat e viteve 1989–1990, Era ishte në rreshtat e parë. I shpëtoi dhunës serbe, mori pjesë në bojkotimin e shkollave, përkrahu minatorët dhe kërkonte me zë të lartë: “Republikë për Kosovën! Liri e barazi për shqiptarët!”
Në atë kohë, shumë mësues ishin nën ndikimin e sistemit serb, disa me dëshirë e disa nga frika. Por kishte edhe arsimtarë që mbronin nxënësit shqiptarë me guxim. Era, në zemrën e saj adoleshente, mbante një ëndërr të madhe, bashkimin e trojeve shqiptare. Në çantën e saj mbante fshehur flamurin kuq e zi, ndërsa veshjet kuq e zi ishin pika e saj e dobët.
Në vitin 1989, mësuesja e gjuhës serbe kërkoi një hartim me temën “Si i kalova pushimet verore”. Era shkroi vetëm tri rreshta:
“Pushimet verore i kalova duke bërë ushtrime fizike që të formësoj trupin tim.”
Kjo fjali e acaroi mësuesen serbe, sepse ajo e kuptoi nëntekstin, përgatitje për liri, për luftë. Mësuesja deshi ta dëbonte nga ora, por Era iu përgjigj me guxim: “Shkina e shkaut!”, dhe deshi ta kapte për fyti. Shokët e shoqet ndërhynë dhe e nxorën jashtë klasës, për hir të tyre ajo pranoi të dilte.
Si ndëshkim, mësuesja ia uli notën, duke tentuar ta dështonte vitin, por Era nuk u dorëzua. Falë ndihmës së profesorit të edukatës fizike, ajo mori provimin me sukses. Kur mësuesja serbe ironizoi duke thënë:
“Vidi, vidi, kad se Albanac prepadne, odmah piše na srpskom”
(“Shiko, shiko, kur frikësohet shqiptari, shkruan edhe serbisht”),
profesori ia ktheu:
“Më vjen keq, kolege, por Era as këtë herë s’e ka shkruar si ti mendon. Ajo është vajzë e pathyeshme.”
Era e kaloi vitin me rezultate të shkëlqyera. Aktivitetet e saj vazhduan edhe si studente, në tubime, në pajtime gjaqesh, në thirrje për liri e pavarësi. Në vitet 1997–1999, kur shpërtheu lufta në Kosovë, ajo iu bashkua UÇK-së me pseudonimin “Era”.
Në duar mbante një pushkë të vjetër gjermane, lufta filloj por armatimi ishte i pakt. Nuk kishte rëndësi arma, por vullneti dhe dashuria për atdheun. E gjithë familja e saj ishte përfshirë në luftë, një familje që Serbia e kishte halë në sy.
Era ishte plot jetë, trimëri e humor. Nxitonte të kryente çdo detyrë që i jepej nga eprorët e saj. Nuk e njihte frikën, vetëm detyrën.
Shpëtoi luftën, por në paqe e mundi një sëmundje e rëndë. Shpesh përsëriste me buzë në gaz: edhe sot
“Ke se ha lufta, e ha paqa.”
Era ishte si pseodonimi i saj, frymë e lehtë,si nje puhizë e dashur, e zonja në çdo fushë. Ata që e njohin, do ta konsiderojnë si një vajzë te guximshme me vlera të mëdha kombëtare, njerëzore e intelektuale. Ajo është dhe do mbetët një aset i rrallë që çdo gjë e bënte me shpirt, për popullin, për shoqërinë, për familjen dhe për të moshuarit.
Në shpirtin e saj nuk kishte frikë, as kushtezime, vetëm dashuri, respekt e dëshirë për të mirën.
Lufta kaloi, por plagët mbetën.
Pas shumë vitesh në paqe, Era u përball me një tjetër betejë, këtë herë jo me armë, por me sëmundjen,
Ajo nuk u dorëzua as sot e Asnjëherë.
Përballjët stoike e përmbushin pa ja zgjatur dorën askujt.
Buzëqeshja e saj sheron te gjallët!
Ajo thot: Mjafton qe e di, çfar kamë… por, unë jam mësuar me betejat. Ke se ha lufta, e ha paqa.”
Fjalët e saj janë të rënda si gurët e varreve të dëshmorëve, por edhe të lehta si fryma e shpresës.
Ajo është dëshmi e gjallë se heroizmi nuk përfundon me luftën.
Se trimëria nuk është vetëm të mbash pushkën, por edhe të përballesh me dhimbjen pa humbur dinjitetin.
Era jeton ende.
E heshtur, e thjeshtë, por e madhërishme në shpirt.
Një femër shqiptare që i bëri ballë shekujve, luftrave, padrejtësive dhe sot, sëmundjes.
Një erë që s’mund ta ndalë as lufta, as paqa, as koha.
Era është ndër ato vajza që lindin rrallë. E pathyeshme në kohë të errëta, krenare edhe në dritën e munguar.
Në luftë qëndroi e fortë si guri i vendlindjes, me shpirt të zjarrtë e sy që digjnin për drejtësi. E njohin shumë, e admirojnë të gjithë që e kanë parë duke punuar për atdheun e njerëzit pa bërë zhurmë, pa kërkuar shpërblim.
Pas luftës, kur të gjithë prisnin qetësi, jeta i solli një sfidë tjetër, më të vështirën, më tinzaren: sëmundjen e rëndë. Por ajo, si gjithmonë, nuk deshi t’i bëjë të tjerët të vuajnë me të.
Nuk u ankua, nuk kërkoi mëshirë.
Punon ende me përkushtim, me një intensitet që i habit të gjithë. Përfundon veprat e saj, sikur çdo ditë të ishte dhuratë nga Zoti.
Edhe pse e di se në trup ka një armik të padukshëm, ajo nuk e ka lejuar asnjë njeri ta shohë të thyer. Në fytyrën e saj shfaqet po ajo dritë e dikurshme, në fjalët e saj ndjehet urtësia e një shpirti që e pranon gjithçka me paqe.
Gjithmon e thotë: “Zoti më dha forcën të përballoj luftën, e më dha dashurinë që të mos e urrej jetën as tani.”
Era nuk kërkon keqardhje.
Ajo e di të vërtetën, e pranon, por nuk do askënd ta shqetësojë.
Rron me dinjitet, siç ka jetuar gjithmonë, me shpirt të pastër dhe me besim të madh te Zoti.
Në heshtje, ajo po lë pas gjurmë të bukura: libra, punë, vepra, frymëzime, ide e vlera.
Dhe kush e njeh, e di se ende është ajo Era e pathyeshme, vetëm se tani betejën e zhvillon brenda vetes.
“Ke se ha lufta, e ha paqa,” përsërit ndonjëherë me buzëqeshje të lehtë,
por në sytë e saj shihet një dritë që nuk shuhet deri ne frymen e fundit te jetës se saj./QendraPress/