MOS E VRITNI LAHUTEN

(Në përvjetorin e lindjes së poetit të madh kombëtar At Gjergj Fishta.)

—————————————–

U la kjo kullë në mëshirë të fatit

Si të mos kishin jetuar njerëz kurrë

Mureve myshqet si kujtime zgjaten

E në qiell jehon një tingull lahute.

Ndalojnë para portës sē vjetër prej dërrase

Rrethuar me gardh që më shumë ka hithra

Njerëz atdhetarë që i dijnë lahutës mijëra vargje

Mbase për kortezi ndalojnë dhe makina me ministra.

A mundet vallë të shuhet kjo kullë

A mundet vallë të zhbëhet histori e saj

Mund t’ia vrasësh të zotin me plumb

Por vepren a mund t’ia shuash vallë?.

Ka mijëra njerëz që se dijnë ku bie kulla

Por vargjet që i shkroi i zoti i shkruajtën te zemra

I dijnë vargjet që rapsodet në vite kënduan

Dhe me tela lahute i përcollën ndër breza

E provuan ta humbin me dekada të tēra

Sja arritën dot, thellë kish lëshuar rrënjë

Ja dogjën librat, lahutës ja këputën telat

Por për çudi rapsodët e ruajtën në kengë

Pleqtë e motçëm recitojnë vargjet

Që te ajo kullë mbase skanë qenë kurrë

Gjallë ja mbajnë lahutarit vargjet

Dhe me lahutë e mbajnë gjallë këtë kullē.

Fishtë 2017

/QendraPress/