Kryetari  Totaj mbajti sot takim të jashtëzakonshëm me Ekipin Emergjent Komunal lidhur me situatën në terren.

Kryetari Shaqir Totaj mbajti sot, takim të jashtëzakonshëm me Ekipin Emergjent Komunal lidhur me situatën e krijuar nga rrëshqitja e dheut në fshatin Lubinjë të Poshtme, me ç’rast u miratuan masat e menjëhershme për garantimin e sigurisë së banorëve të zonës.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i ndjekin udhëzimet e ekipeve të emergjencës deri në normalizimin e plotë të situatës” – u shpreh Kryetari Totaj.