28 Nëntori mbetet një tribunë simbolike-Shkruan:Agnesa Thaçi KUREJSHI

28 Nëntori nuk është thjesht një datë historike, por një moment i gjallë reflektimi mbi rrugëtimin tonë shtetformues. Është dita kur ideali i rilindësve u kthye në realitet politik duke i dhënë Shqipërisë zë dhe identitet në hartën ndërkombëtare. Ky përvjetor na rikthen te pyetjet thelbësore të zhvillimit të shtetit: sa kemi përparuar, ku kemi ngecur dhe çfarë vizioni duam të ndërtojmë për të ardhmen. 28 Nëntori mbetet një tribunë simbolike ku kombi rishikon veten, sfidat dhe ambiciet e tij. Në këtë kuadër, ai është më shumë se festë—është një ftesë për vetëdije qytetare dhe përgjegjësi kolektive.
Andaj, Gëzuar/QendraPress/