Çaste poetike me poeten;-Mirela LIPO

ZEMER GRUAJE

—————————–

Zemër gruaje, burim i dritës së dlirë,

që rreh mes dhimbjes, shpresës e besës,

në ty strehohet fjala “mirë”

dhe heshtja flet me gjuhën e ndjesës.

Ti di të duash pa zë e pa kushte,

të presësh kohën me sy nga qielli,

në shpirt mban plagë, por buzëqesh

si hëna që fsheh trishtimin nen

terrin.

Zemër gruaje, tempull i durimit,

qiri që digjet për tjetrin pa fjalë,

ti mban peshën e gjithë gëzimit

dhe dhimbjen e botës e kthen në mall.

Kur stuhitë bien mbi jetën e thyer,

ti sërish ngrihesh, fisnike, e fortë,

Se dashuria që ke mbjellë e rritur ,

është bekim i tokës, dhuratë e Zotit.

/QendraPress/