Çaste poetike me poeten;-Luljeta F. LUBOVCI

NUK E ULI VETEN PËR ASNJË FRON

————————————————

Nuk e uli kokën për askënd në jetë,

as nuk e shita shpirtin për pushtet.

Më mirë eci vetëm, me dinjitet,

se sa të gjunjëzohem për një fron të shkretë.

Nuk më verbon ari, as fjala e bukur,

as zemra ime s’blihet me lavdi.

Kam mësuar se njeriu bëhet i madh,

jo kur sundon, por kur ruan njerëzi.

Le të kem pak, por të kem nder,

le të jem larg, por me shpirt të lirë.

Se froni pa dinjitet është veç një karrige,

e kurora pa karakter, një mashtrim i mirë.

Nuk kam lindur të përulem për interesa,

as të buzëqesh aty ku shpirti qan.

Kam lindur të qëndroj me ballin lart,

edhe kur rruga më lë krejt vetëm anë më anë.

Le të flasin ata që s’më njohin,

le të gjykojnë ata që s’ma dinë jetën.

Unë s’kam nevojë për fronin e askujt,

kur dinjitetin e mbaj si kurorë mbi veten.

Nuk e uli veten për asnjë fron,

as për lavdi, as për një emër në histori.

Se më mirë të jem e lirë pa kurorë,

se sa mbretëreshë pa shpirt e pa dinjitet në gji.

/QendraPress/