Çaste poetike me poeten;-Rinore Veliu ZYMERI

Fjala
———————
Fjalën e hedh, pa mend e pa peshë,
sot thua të bardhën, nesër të zezë,
premton me diell, por sjell veç shi,
e fjalën e dhënë e tret në hi.
Fjalë të kqia, fjalë pa kuptim,
goja plot zhurmë, zemra pa qetësim,
flet për të tjerët, veten s’e njeh,
gurin gjuan te tjetri, e veten s’e sheh.
Fjala ka peshë, mos e harro,
se çfarë mbjell sot, nesër do korrësh,
më mirë hesht pak, ruaje nderin,
se fjala e keqe ta nxin karakterin.
/QendraPress/