Çaste poetike me poetin;- Jahe FIDA

Mos Gaboni!
——————————-
Thirrje kam: mos Gaboni
Veç nëntokën me vlerësu
Hapni sytë, mirë shikoni
Më mirë duhet hulumtu!
Bulqiza vërtet minier
Ka krom, plot pasuri
Por ka vlerë, përmbi vlerë
Të mrekullueshmen njerëzi!
Mëndje ndritur, punëtorë
Penë hollë e plot kulturë
Heeej! Është qytet madhështor
Krenaria s’i vdes kurrë!
Për herë t’parë kur isha f’mi
Shkela n’qytetin minator
Në zemër m’beti gjithnjë
Sot e shohë më madhështor!
Lagjia e re me të vjetrën
Si dy motra lidhur rrinë
Sinqerisht, po themë t’vërtetën
Mua m’shtojnë krenarinë!
Vërtet s’është qytet i madh
Por nga vlera s’ka të çmuar
Kjo njerëzi t’bënë faqe bardhë
Ndaj për ata k’to vargje shkruar
Jahe FIDA
/QendraPress/