Doli nga shtypi libri “IRIDË (Dielli lind në sytë e tu)” i autores Hatixhe Çollaku.

Një përmbledhje me poezi dhe prozë, e ndërtuar si rrëfim artistik dhe i sinqertë, në një strukturë ciklike dhe të qëndrueshme,
Libri hapet drejt përjetimit personal dhe vijon gradualisht drejt reflektimit kolektiv, duke trajtuar tema si atdheu, kujtesa, figura e nënës, identiteti dhe përballja e njeriut me realitetin e jetës.
Në këtë libër poezia dhe proza ndërthuren natyrshëm, duke krijuar një tërësi ku ndjenja, mendimi dhe përvoja njerëzore e plotësojnë njëra-tjetrën përmes një gjuhe të qartë dhe reflektuese.
Libri është botim i shtëpisë botuese “Fidani”, Prizren.
Urime autores, ndërsa lexuesve lexim të mbarë
./Marrë nga FB/trasnsmeton/QendraPress/