Çaste poetike me poeten:-Mirela LIPO

KERKOVA NDIHME!

M ‘U PERGJIGJ HESHTJA.!

———————————-

Kërkova ndihmë me zërin që dridhej,

me sytë plot lot e shpirt të thyer,

i fola botës, por s’më dëgjoi,

m’u kthye shpina heshtja më foli.

Trokita fort në dyer të mbyllura,

shpresen mbi shpine , e lodhur, e raskapitur,

thirra emra, por zërat u shuan,

vetëm heshtja pranë meje qëndroi.

E pashë dhimbjen si hije pas shpine,

më ndoqi kudo, si plagë në gjoks,

ata që premtuan, ikën në heshtje,

e heshtja u bë miku im më i fortë.

Kërkova ndihme jo lëmoshë nderi,

veç një dorë, një fjalë, një shikim,

por kur shpresa u lodh së prituri,

heshtja më mësoi të jem trime,8

Kur s’të vjen askush në stuhi,

mëson të ecësh vetëm, pa zë,

Nga dhimbja lind një forcë e re,

ajo që rritet kur askush s’të dëgjon më.

Dhe sot s’kërkoj më, as nuk trokas,

e di mirë kush isha dhe kush jam,

Nga heshtja ,mesova te flas

me zemrën time ,

dhe kjo më mjaftoi per mos kerkuar ndihme.

Dhe kur heshtja me rrethon

nuk qaj me per zerat qe s’u kthyen ,

nga dhimbja mesova te behem drite,

Dhe nga lotet force per te jetuar .

/QendraPress/