Çaste poetike me poetin;-Maksi LUÇI

Këtë ditë me dëborë

Rri e kuvendoj me male

I zbres yjet poshtë me dorë

Mbi kodrina edhe shpate…

Këto male Labërie

Që rrinë aq lartë hijerëndë

Me stane e çokane dhie

Diku larg po lehin qëntê…

Qetêsia këtu mbretëron

E diku tej në zabel

Një zë mëllenje dëgjon

Melodi e ëmbël del…

Gryka e Shurit plot me bredha

Mbi të bardhë jeshilon

Ngrihen degët si kështjella

Bora e bardhë mbi to zbardhon…

Ah moj Labëria ime

Që çdo gjë të ka lezet

Në çdo kohë mbete trime

Luftove me Krajl e me Mbret…

Ndêr breza trimat na lanë

Larë në gjak ata shkëmbënjë

Se për këtë tokë u vranë

Labëri e lashta nënë…

Sa herë vij në ato shtigje

Mbushem frymë e ndjej shumë mall

Labêri flori Mexhite

Dashurinë e paç hallall…

Maksi Luçi

/QendraPress/