Çaste poetike me poetin;Nexhbedin BASHA

S’KA PRANGA QË LIDHIN
DRITËN
—————————————–
Kudo në sheshe, në truallin Arbëror,
zërat u ngritën si flamur në erë,
me zemra që s’harrojnë sakrificën e
derdhur,
me emra që u flijuan për ty, Mëmëdhe!
Zëri i lirisë fluturon si flamur.
Nga Kosova e pavarur
në Shqipërinë, Mëmë!
Vala e uraganit kalon dete e oqeane,
u ndal në Hagë
e dëgjoi një botë e tërë.
Shahin Krasniqi, bir i lirisë,
nuk ra për heshtje!
Për këngën që lindi në male e
suferinë,
ku flamuri kuqezi valon si flakadan.
Ai ra dëshmor si qindra të tjerë,
që dhanë jetën për Pavarsi!
Në Hagë s’ka pranga që lidhin dritën,
as gjykatës që burgosin një amanet.
Gjuha e dëshmorëve flet në gurë e
varre;
më fort se çdo letër,
më fort se çdo akt.
Në Hagë nuk rrinë hije faji,
por plagë që flasin me zë lirie.
Janë bij të Kosovës, të rritur me
krisma,
me betimin nën flamur e zemër të
thyer.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi;
emra të gdhendur në gurin e kohës,
me ballin lart, si mali në dimër,
Mbajnë nderin e luftës si dritë e kurorës.
Ata s’rrëzohen si lisat në stuhi,
pas tyre qëndron një komb i
plagosur.
Amaneti i lirisë s’vdes kurrë.
“Ne s’jemi fajtorë që deshëm flamur.”
Nga Molla e Kuqe, Prevezë e Çamëri,
jemi bijtë e shqipes, luftëtarë për liri.
Çdo gur i Kosovës flet për
dëshmorët,
çdo fëmijë mban zjarrin e tyre në gji.
Liria ka fytyrën e tyre,
çdo zemër shqiptare shpërthen në flakë.
Jam shqiptar – jam UÇK! Zëri më jehon si furtunë,
Rrënjët e kombit janë shpirt e zjarr që nuk shuhet kurrë.
/QendraPress/