Fryma poetike e së dielës me poeten;-Aida Hoxha

Jeta qenka teater!

—————————-

mbi pllakat e vjetra qe krisin ne kembe sa her shkelim

hyme me frymë e ndoshta pa fryme mbesim

dikush vesh petkun e mbretit gjer ne dhembe

dikush mbetet lypes sikur puna ime

nje her per nje proze e nj her per nje kenge

regjizori fshihet pas perdeve te vjetra

nuk ka prova as deftere as letra

po ka imazhe nje mal me gënjeshtra

qeshim fort dhe kur duhet te qajme per brenda

veme maska prej guri dhe aty ku flet zemra

luajmë role qe ndoshta nuk u shkruan per ne

e presim serisht per nje dite te re

po kur bien perdet dhe dritat fiken

dhe publiku shperdahet si dhente neper ahure

ndergjegjen e ben bashk me repliken

prej drames qe vetes pa deshir i vure

e thua dua te jetoj kte dite

pa maska pa drama pa teader

e shpirti merr arratinë

i mjafton ne dore vec nje çader

/QendraPress/