Çaste poetike me poeten;-Florinda PLAKIQI

Për dy sy që kallxojnë shpirtin
—————————————
Nëpër buzë që dridhen,
peshën tjetër e ka fjala.
Një copë bukë t’hallexhiut,
kurrë i varfuri s’e qanë se fala.
Kurrë i kamuri s’e le botën,
pa e dridhë me trosha t’mirësisë,
fat i mjerë e pështjellë tokën,
truk djalli a sprovë t’gjithësisë.
Vend e kohë,
ku t’i gjejë bashkë fjala,
të praruar në mallë kaq të vjetër,
se të pa një shpirt i bardhë,
zvarrë, veç gjallë,
sa e do jetën.
Se të panë dy sy,
që t’kallxojnë çfarë kalitë shpirtin,
t’mos gjykojë atë trishtim fëmije,
erë e egër kurorë kur t’prishi.
Se të ka dashtë siç duhet dielli,
e loti njerëzisë rrëzon më së miri,
një lule do ketë për ty, t’amshimi,
ma të bukurën që kallxon shpirti.
/QendraPress/