Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF) mbajti sot mbledhjen e radhës, të thirrur nga Kryesuesi i Kuvendit,Prof Dr. Simir Krasniqi.

Në këtë mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së jashtëzakonshme të datës 23 janar 2026 dhe mbledhjes solemne të datës 17 shkurt 2026;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;
3. Pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për themelimin dhe përbërjen e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi të Komunës së Prizrenit;
5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për Shoqatën “Zona e Pashtrikut”;
6. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për themelimin e komisionit dhe emërimin e anëtarëve të komisionit për emërtimin e rrugëve, shesheve dhe lagjeve në Komunën e Prizrenit;
7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shfuqizimin e vendimit nr.001/011-60689, të datës 02 korrik 2020 për mënyrën e pagesës së taksës administrative për leje ndërtimore, leje rrënimi dhe tarifa për rregullimin e infrastrukturës në territorin e qytetit të Prizrenit;
8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr.001/011-68302, të datës 29.05.2025;
9. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për emërimin e komisionit për udhëheqjen dhe koordinimin e punës në terren për përgjedhjen e këshillave lokale;
10. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për emërimin e komisionit të ankesave për procesin e zgjedhjes së këshillat lokale;
11. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për caktimin e tarifës për shërbimin e varrimit (Varrezat e reja të Prizrenit në Landovicë).
Pika e 11 (njëmbëdhjetë), u propozua dhe u votua si pikë shtesë në mbledhjen e KPF-së.
KPF-ja, pas shqyrtimit, rekomandon që këto pika të jenë në rend dite në mbledhjen e (III) tretë të rregullt të Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më: 30 mars 2026 (e hënë).