Çaste poetike me poeten;-Bona SHEHU

JE DIELL QE NUK PERENDON.

——————————————

Në këtë botë sot që nxiton e s’ndalet,

Ku njerëzit shpesh harrojnë të flasin,

Ti vjen me fjalën që shëron dhe malet,

Dhe hap dritaret ku shpirtrat thërrasin.

Pyete për mua, për “hallet” e mija,

Një gjest i thjeshtë, po me peshë ari,

Më bëre të ndjej se ç’është miqësia,

Se si lulëzon paqja tek njeriu i pari.

Zemra jote është si një kopsht i gjerë,

Ku mbillen shpresa dhe rritet gëzimi,

Nuk njeh as dimër, as acar, as vrerë,

Për çdo trishtim, ti je bekimi shërimi.

Ti je ai ylli i ndritshem që nata don

Që jep dritë falas, pa pritur asgjë,

Mbi supe mirësinë si koras e mban,

Dhe botës i flet me të ëmblin zë.

Mos u tut kurrë nga kjo rrugë e mbarë,

Se bota ka etje për njerëz si ty,

Je margaritar, je i rrallë, je i parë,

Me diell në shpirt e me shkëlqim në sy.

Ndaj sot po t’i fal këto vargje të gjata,

Si shenjë mirënjohje për këtë mirësi,

U bëfshin ditët si këngë të urata,

Dhe jeta t’u beft gjithmonë me e lumtur

/QendraPress/