Çaste poetike me poeten:-Shukrije Dedinca BOROVCI

KURRË NUK THASH

————————

prill 2026

Une kurre nuk thash

se dikur shumë çka na mungonte,

se ndjeheshim si të huaj ne tokën tone,

se doja vetëm unë ta kuptoja

e tjetri mos te ndihet inferior,

une kurre asnjëhere

nuk pranova atë qe mbi tjetrin synon pa merita,

kurre nuk mbylla sy e vesh per ate qe dikush

dhe kafshatën e gojës don t’ia marrë…

…..nuk e miratova

nje vendim që pa te drejte

te tjeret ndëshkon,

te paktën një keshillë ju dhash,

ju nxita optimizmin

e vetedijen doja tu zgjoja….

….nuk me bëri përshtypje asnjeherë

kur dikush te jashtmen e tij e zbukuronte

me shkelqim fjalesh apo elegancë

gjersa prapa fjaleve kishte tendencë

e helm per tjetrin….

… asnjëherë nuk desha njerëzit ti largoj nga jeta

apo te mbyllen ndaj njëri tjetrit…

egoizmi i tyre të tjeret ti dëmtoj

apo kur me taktike hipokrite

të tjeret ti nënshtroj…

/QendraPress/