Fryma poetike e së dielës me poetin;-Hatip HULAJ

NJË KOMB NË UDHËKRYQ
———————————–
Në restorantin plot gjallëri
këtë vikend në Germi,
shoh kolegun strukur në qoshe,
në heshtje kafe duke pirë .
Doktor plot etikë e dituri,
ishte humbur në mendime,
më shikonte si me habi,
m’u duk sypërlotur, dhe plotë mërzi.
U përshëndeta dhe u ula pranë tij:
“Çfarë të mundon që rri në vetmi?”
Ah… sa shumë u angazhuam një shtet ta ndërtojmë,
ikën rinia, ikën fuqia punëtore,
sa shumë familje shkuan në mërgim,
është përgjysmuar popullata në vendin tim.
Vetëm shkollat e qytetit ende gumëzhijnë,
ato të fshatrave janë përgjysmuar,
shkollat e Perëndimit me nxënës shqiptarë
janë shumëfishuar.
Nxënësit atje nuk ndjekin shkollat shqipe,
në objekte fetare përqëndrohen,
gjeneratë pas gjenerate
ngadalë asimilohen.
Pse, o pse, veten e kemi mallkuar?
Me mendjen e mykur
kombin jemi duke e shkatërruar.
/QendraPress/