Çaste poetike me poeten:-Meri MEZINI

U ZGJOVA DHE SOT.

—————————–

E putha tokën, thashë:

je e bekuar.

Qiellit i dërgova puthjen me dorë,

me rrezet e diellit përkëdhela retë,

falënderova Zotin

që zgjohem mbi këtë tokë.

Nuk dua pasuri, siç duan shumë të tjerë,

dua shëndetin ta kem gjithmonë mirë.

Pasuria para jetës s’ka asnjë vlerë,

jeta e njeriut kurrë nuk ka çmim.

Falënderoj Zotin që këtë mëngjes më zgjoi.

Çdo ditë që zgjohem ka vlerën e saj.

Jetoj jetën sikur s’do zgjohem nesër,

e lë jetën në rrjedhën e saj.

/QendraPress/