Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Dhurata Ndoni CELA

FJALË FLAKE.

——————————

Unë, nuk flas me fjalë.

Flas me gishta mbi çdo gjurmë nën lëkurë;

flas me buzë përmbi buzën

ndezur flakë ;

me shikimin brenda syve

që më mbajnë.

Ti,nga unë nuk pret fjalë.

Prekje gishtash,hartë lëkure,

fletë buzësh,

ti lexon.

Fjalë nga heshtja,zë nga shpirti,

pulse zemre,

ti dëgjon.

Duart,buzët,prekin shpuzën,

shuajnë zjarr.

Flaka shtrihet pa i djegur trupat tanë.

/QendraPress/