Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Mirushe H. MUSA

Doruntinë Muzgu
—————————-
Mjegulla ra mbi Dardani, diellin zhduku,
Akull ndjehesha nën rrezet e atij muzgu.
Një re krahëzezë hodhi helm mbi atdhe;
Na shpërndau nëpër botë si zogjtë Pa fole.
Qëndroja e ulur nën llëmbën e zbehtë,
Qentë ulurinin nga shtërngata e nates.
Dyert përplaseshin çdo natë pa mëshirë,
Armiqtë që s’na linin të qetë në shtëpitë.
Stuhia përplasej në degët e një trungu,
Unë bëhesha gati të nisem për kurbet,
Rrugë për zgjedhje tjera s’më mbetën,
Përveç Perëndimit, si Doruntinë, muzgu.
Udhëve të kurbetit si një zog krahthyer,
Me vete mora një fjollë bore në gji.
E lash atdheun tim të mbytur në robëri,
Mbrenda meje mjegulla mi zë të dy sytë.
Era më thoshte diçka ndër lotët e shiut,
Por se kuptoja ç’thoshte nga ai tundim.
Më pëshpëriste kurbeti është larg,
Lule ka mjaft, por aromë ka shumë pak.
E bilbili me vaj çfarë thotë ai këngëtar?,
Sikur po i bie fyellit me plot trishtim.
Si pentagrame ere thyhej shpirti i mjerë
Venitem në dhe të huaj,si lulëkuqe në erë.
Në këmbë u çua plaku,e nënëlokja vetë:
“Kthenu, o bijtë e mi,vendlindja thërret!”
Malet kanë filluar dasmën o bij e bija,
Agrona dhe Teuta mbushet Dardania;
Në dhenat e huaj si la bijt shqiponja,
Me yje ua qendisi UÇK-së emrin me tri shkronja.
U kthyen djem e vasha simbolet e lirisë,
Kurorën mbretëreshë i vunë Dardanisë.
/QendraPress/