Fryma poetike e së mërkurës me poeten;- Mirela LIPO

MES AROMËS SË LULEVE…

————————————-

Mes aromës së luleve humbas,

si në një ëndërr të butë pranvere,

ku shpirti im gjen pak qetësi

dhe zemra rreh me ritme të reja.

Flladi më ledhaton lehtë fytyrën,

më sjell kujtime të bukura larg,

si një pëshpërimë e ëmbël në heshtje

më flet për dashuri pa u ndal.

Ngjyrat vallëzojnë në çdo petal,

si pikturë e gjallë mbi këtë botë,

dhe unë ndjej se çdo hap që hedh

më largon nga një e djeshme me lot.

Mes aromës së luleve mësoj

të fal, të harroj, të rilind sërish,

se jeta, si pranvera e brishtë,

na dhuron gjithmonë një fillim të ri.

Dhe kur mbrëmja bie ngadalë,

me aromën që ende më rri pranë,

e di se brenda meje ka çelur diçka

që as koha kurrë s’do ta ndalë.

E ne fund ,mes luleve qe heshtin ,

shpirti im gjen fjalen e vertete,

se jeta eshte nje arome e brishte,

qe duhet ta duash para se te tretet…..

/QendraPress/