Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu ligjëron në Akademinë Ndërkombëtare të FBI-së.

               Kryeprokurori i Prizrenit, Petrit Kryeziu, po merr pjesë në një Akademi Ndërkombëtare për zbatim të ligjit, e organizuar nga Federal Bureau of Investigation. Gjatë kësaj akademie, Kryeziu ka mbajtur edhe një ligjëratë, duke ndarë përvojat dhe praktikat në fushën e drejtësisë dhe zbatimit të ligjit. Pjesëmarrja në këtë ngjarje konsiderohet si një mundësi e rëndësishme për shkëmbim përvojash dhe forcim të bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimit.