Fundjava poetike me poeten: Shpresa Gashi Zurnaci
LIBRIN E KAM GJİTHËÇKA
Sa do qe jeta nuk më gëzoi
Ky ishte fati që më ishte ndarë
Me mungesën e dhimbjen bashkë jetojë
Të gjitha në jetë askush nuk ka
Sa herë me dhemb shpirti i përvëluar
Me libër në duar e ndajë mërzinë
Sa shume ndihem e lehtësuar
İ ndajmë dhimbjet dhe lumturinë
Dhe sa herë fjala zjarrmi më merrë
Me librin shpirtin e flladisë
bash si fëmijë e marrë në prehër
Dhe lamtumirë i them mërzisë
Ndaj librin e kam me të mirin mikuë
Ku fjalës time i jepë dhe dritë
E dhembja nuk më vretë më shumë se malli
E dhembja nuk më errëson sytë më shumë
Se dashuria për këtë tokë arbërie.