Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Vilma NIKA

Sythet e shpresës!
————————-
Ky diell s’pe ngroh ma qenien teme,
akull i ftohtë m’sillet nër gji,
nji vaj i thellë m’përblun kujtime,
dhe pres bilbilin kund me ni…
Lotët kanë tha lisin e moçëm
ku ulej vapa për me ba hij’,
nji poçe e djegme mbeti n’votër
e pakëz hi me i thanë dashni.
Nihet pranvera tu i thirr lulet
me i çelë sythet dalëkadalë.
Stinët janë tret diku t’harrume
e tjera presin n’asht me dalë.
/QendraPress/