Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Hatip HULAJ

LIBRI – DRITA QË NUK SHUHET
———————————————
Në heshtjen e një faqeje të bardhë,
nis një udhëtim pa kufi,
një fjalë bëhet dritë në errësirë,
një varg ,një shpirt në liri.
Libri nuk flet, por të mëson,
nuk qan, por plagët t’i shëron,
në çdo rresht ruan një botë,
ku njeriu veten e takon.
Në kohë lufte, bëhet strehë,
në paqe , urë mes zemrash,
mban kujtimet gjallë përjetë,
si një amanet brezash.
Ai s’ka zë, por flet më shumë
se zhurma e një qyteti të tërë,
se në heshtjen e tij të thellë
fsheh të vërtetën më të vërtetë.
Prandaj sot, në këtë ditë libri,
le t’i kthehemi fjalës me nder,
se kush lexon, kurrë s’mbetet vetëm,
ka një botë që e pret përherë.
/QendraPress/