Vizitat sistematike  për klasat e para të pesta dhe nënta filluan sot,në shkollat e Prizrenit.

                 Këtë vit shkollor  Drejtoria e shëndetësisë në  Komunën e Prizrenit ka filluar vizitat sistematike në shkollat e mesmë  të ulta  të komunës  ku djejtori I shëndetësisë  dr Sylejman Baxhaku  njofton se   këto vizita do të bëhen në 103 shkolla të komunës  dhe  shihet që do të jenë të përfshirë 5,700 nxënës   që do të jenë nxënës të klasave të para të pesta dhe të nënta. Vizita sistematike sot, kanë  filluar në  Shkollën Fillore  ‘’Hysen Rexhepi’’ dhe  nesër  vazhdon në shkollën ‘’Abdyl Frashëri’’ në lagjen ‘’Ortakoll’’ pohon drejtori Baxhaku.

Ai pohon se në këto vizita sitematike jënë duke marrë pjesë  nga  5  deri në 7  ekipe  që përbëhen  nga mjekë ,infermierë dhe staf tjetër  shëndetësor .Pas një muaji  kur pritet që të  përfundojnë këto vizita e ku pastaj do të dilet edhe me konkluzione lidhur me gjendjen shëndetësore  apo patologjike  që kanë mundur të  konstatojnë mjekët  gjatë këtyre  vizitave.

Këto vizita  janë  shumë të mirëseardhur  për nxënës sepse në këtë forma edhe parandalojnë shumë sëmundje  kronike  tek nxwnësit dhe zbulojnë  edhe patologji shëndetësore./QendraPress/