Dy gjyqtarë të rinj nisin detyrën në Gjykatën Themelore në Prizren.

      Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prizren, Shpresa Emra, ka pritur në takim gjyqtarët e sapo dekretuar, Leudita Skoro dhe Leonit Çoçaj. Gjyqtarët, të cilët do të shërbejnë në degët e Gjykatës në Suharekë dhe Dragash, janë dekretuar më 6 maj 2026 nga ushtruesja e detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Emra uroi gjyqtarët për detyrën e re, duke theksuar rëndësinë e integritetit profesional dhe përkushtimit në shërbim të drejtësisë.“Ju dëshiroj suksese në ushtrimin e funksionit të gjyqtarit, integritet profesional dhe një rrugëtim të suksesshëm në shërbim të drejtësisë dhe sundimit të ligjit”, ka deklaruar ajo.Deri në dekretimin e tyre, Leudita Skoro dhe Leonit Çoçaj kanë ushtruar detyrën e bashkëpunëtorëve profesionalë në Gjykatën Themelore në Prizren, ku kanë dhënë kontribut në funksionimin dhe mbarëvajtjen e punës së gjykatës.