Opinion   -Një vështrim pas..- Nga ;Liman ASLLANI.

    Na larguan nga puna… na mbyllen shkollat … fabrikat …hallat e fushat sportive.. shtëpitë e kulturës..ambulantat e spitalet… na burgosën e na vran, por DIELLIN nuk munden të na ndalonin e as dëshirën për LIRI.

Shtëpitë i bëmë shkolla, amulanca  e skena. Livadhet i bëmë fusha dhe funkcionalizuam ligën sportive.  Regjistruam ndërmarrje dhe punësuam me mijra punëtor privatisht.

Sa herë Milloshit i duheshin para dërgonte qindra policë financiar me autubusa dhe i merrte. Komunës kur i duheshin para mbledhte tatime e taksa, për mallra e paga. sipas dëshirës, bile i dërgonte edhe në Knin të Kroacisë.

Por,ne nuk kursyem kurrë për financimin e shkollave tona, ambulantave, sportin, botime., kulutrën, ..por as për luftën.

Dhe fortutna kaloi. Gjërat ndrruan në ish Jugosllavi. U  bënë republikat “pikë e pesë”!!??? Edhe Kosova me sakrificë të madhe shpalli Pamvarsinë.

Por, edhe ne si gjenerat u plakëm. Mbeten  vetëm vuajtjet, kujtimet dhe dëshira që brezi ri të jetoi në liri. Por,ky  brez  po rrjedh se është brez harrestar.dhe me bindje se me ta gjithçka fillon. Me këmbë e duar shkelin të kaluaren dhe shkelin mbi trupat tanë e gjakun e dëshmorve.

Sot, para brezit tim shtrohet pyetja se a ja kemi pagu kontributet pensionale në  Milloshit apo jo. A i kena 15 vite stazh deri ne vitin 1998.??? Po cila ndermarrje ka mund të mos paguaj kontribute e taksa nga vitin 1990 deri 1998 në regjimin e MIlloshit, kur inspketoret ishin 24 orë në teren e poashtu referentat ne Sherbimein e Kontabilitetit Shoqëror nuk lejonin asnjë transfer financiar për mallra nëse nuk paguaje taksat e tatimet në paga bile edhe meditjet për popullin e KNIN-in pasi Tuxhmani ia kishte përzën me “OLLUJA”. 

Si  mundet sot në evidencat e Qendrave të Pensioneve të gjenden pagesat për 2 muaj apo 6 muaj mbrenda vitit e tjerat jo? Pse nuk i lejohet palës të ketë qasje në dokumentet e Qendrave Pensionale kur shumë kompami dhe shtëpi janë djegur gjatë luftës, Si  mundet qe vitin 1993 kur kishte hiperinflacio te mos përfshihet fare pagesa e taksave në paga thuaje se ne kosovarët kemi shtyp para me 15 zero e jo regjimi?? Athua është dashur edhe ne shqiptaret të pranojm e nënshkruajmë deklaratat se pajtohemi me regjimin e Milloshti dhe te rrijmë në punë si minoritaret dhe sot të marrim pensionet nga buxheti konsoliduar i Republikës sëe Kosovës.

Por shtrohte pyetja a do ti kishit xhipat dhe kravatata ju?? A do ti kishit fotelet e deputeteve me paga të majme pa ;punue azgja me muaj të tërë. A do të gezonit privilegje financiare edhe pas përfundimit tëe mandatit.  Pra ligjvënsit në Parlamentin e Kosovës po flejn dhe nuk e meritojn me azgja epitetin e depiutetve të popullit dhe nuk janë të popullit.

E si mund të jenë të popillit kur familja e një dëshmori nuk e mer as lartësin e pagës minimale  e lere më të një deputeti. Po a nuk ka munduar ai dëshmor. po të ishte gjallë, të ishte deputet apo minister??!!!

Mbasi qe deputet po e harrojen popjullin do të ishte mire që  Kryeninistri ynë, socialist, të na bënte pjesë te  stafit të këshilltarve të vet  dhe së bashku të kalojm  muajin me 16 euro e katerdhjetë e një cent. Këto para të tij janë të   vlefshme e të qëndrueshme, bereqetli, ngase ato 2000 euro të ministrave e deputetve i ha inflacioni shpejt  dhe për mos me i hudh e me ndot ambienetin i fusin në shumëkatshe e kriptovaluta

Mshehni dokumentet dhe mos pranoni edhe më tej  kontribjutet e brezit tim dhe  mos .lejoni me sbume se pension bazik, sepse sakrfica jonë e kohës dhe popullit ishte e pakuptimt dhe sigurisht se po te ishim paqësor do të ishte Kosova dhe Ali baba nën embrellën e internacionalizmit proletar komunist-brik. Andaj shtypne sa të mundeni brezin tone q5 se la rahat Milloshin  e Rrahmanin.

Por mos harroni, ne  nuk mund të vijm te ju. E ju tek ne shumë shpejt

08.05.2026/QendraPress/