Çaste poetike me poeten;- Meri Myftari QOSJA

Himni im

———————-

E ndjeja se vdisja çdo ditë nga pak,

edhe pse e rrethuar me dashuri isha.

Si petalet që bien pa zhurmë në park

E ndjeja se të lehtë nuk do e kisha,

Kudo ku shkelja, prekja pikëllimin,

E gjeja në raft, në dritare, e në violinë.

S’e prisja agimin të më sillte vegimin,

Por prapë filloja melodinë e himnit tim.

Guxoja në çdo hap që hidhja, të isha një “urë”

Doja që vargjet vajzat t’i ndjenin në lëkurë.

Të mos isha fjala që fëshfërin si erë

Por zëri që zgjon të pamundurit e mjerë

Unë s’jam veç fjala që endet në strofë,

As loti që bie mbi telin e ftohtë.

Jam nota e fundit e një këngë që s’vdes,

Jam jehona që zgjon edhe gurin që hesht.

Jam rënkimi i një gruaje që ringjallet nga hiri,

Jam zëri që do dëgjohet me hir a pahir

jam drita që s’ka nevojë për skenë ,

jam fryma që të ngroh kur askush s’ta ka ngenë .

Jam ajo që shkruan,që jeton në çdo gërmë,

dhe ngrihet dhe atëherë kur çdo gjë ka rënë.. .

/QendraPress/